12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Smaka e Baraliu: Zgjedhja e kryetarit, kushtetuese

smaka baraliuE kanë përcjellur me shumë vëmendje çdo detaj të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nuk kanë pëlqyer procedurat se si ka shkuar seanca, sidomos përmbajtjen me rendin e ditës, por megjithatë dy njohësit e çështjeve Kushtetuese, prof. Mazllum Baraliun dhe dr. Riza Smakën i gëzon fakti, se veç tensioneve me fjalë nuk pati grushte dhe nuk u përdorën metoda të tjera që do t’i jepnin një hije të keqe jo vetëm Kuvendit, por gjithë Kosovës.

Profesori Mazllum Baraliu e konsideron të drejtë hyrjen në sallë të deputetëve të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma edhe pas mbylljes së punimeve të seancës nga kryesuesja Brovina, me arsyetimin se nëse janë numrat dhe ekziston vullneti politik dhe parlamentar pas konstituimit të Kuvendit, ai Kuvend ka të drejtë të ndikoj te kryesuesi, por edhe te kryetari pasi të zgjidhet, dhe jo e kundërta që kryesuesi të ndikoj në rrjedhën e punimeve të Kuvendit.

“Asgjë nuk ishte kundërkushtetuese, as kundër Rregullores. Ata e bënë punën e tyre dhe mendoj se nuk ka ndonjë shkelje, por ka pretendime të partisë më të madhe që ta qoj çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Pra pati një seancë mjaftë tensionuese nga të gjithë deputetët, por sidoqoftë mendoj se pati një largpamësi dhe një maturi politike dhe nuk erdhi deri te parashikimet se në seancën konstituive mund të ketë edhe tensione fizike. Kjo tashmë është një punë e kryer dhe pritet që të pasoj mandatimi i mandatarit për Qeveri”, ka deklaruar Baraliu për gazetën “Botapress”.

Edhe dr. Riza Smaka udhëheqjen e seancës nga kryesuesja Flora Brovina e konsideron jo të mirë dhe shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit. “Kryesuesja e Kuvendit znj. Flora Brovina ishte inkompetente, nuk ishte e përgatitur, apo nuk ju përmbajt rendit të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit. Ajo shkeli Rregulloren e Punës së Kuvendit, e të cilën e ka pasur për obligim që ta përfill”, tha dr. Smaka. Në anën tjetër, ai konsideron se në përgjithësi seanca e sotme plenare ka shkuar në mënyrën e pritur, ngase edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është bërë në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në harmoni me Kushtetutën, përkatësisht nenin 67 paragrafi 2. ”Deri në këtë etapë gjendja ka shkuar sipas procedurave normale”, është shprehur dr. Smaka. /Botapress

Më Shumë

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Lajmet e Fundit