Manekinet kërkojnë 30 mijë dollarë për një natë

Chrissy Teigen-manekeneModelja, Chrissy Teigen, ka zbuluar se sa kushton seksi me manekinet dhe prostitutat elite në Kanë.

Bashkëshortja e këngëtarit, John Legend, e ka pasuruar edhe më shumë intervistën e saj të fundit, duke nxjerrë në pah shumë informata interesante.

Gjatë bisedën me revistën “Du Jour” ia ka zbuluar gazetarit se sa kërkojnë manekinet dhe prostitutat e nivelit të lartë për një natë seksi në qytetin e filmit në Kanë.

“A e keni ditur se në Kanë ekzistojnë lavire, të cilat paguhen deri në 30 mijë dollarë për një natë seksi? Shumë manekine të njohura shkojnë atje vetëm për të fituar para ekstra nga seksi. Unë përfundimisht nuk vlejë 30 mijë dollarë. Nuk kam shumë për të ofruar”, ka zbuluar Chrissy.

Biznesmeni, Elie Nahas, ishte arrestuar në vitin 2007 për shkak të udhëheqjes së zinxhirit të prostitutave elite.

Më shumë se 50 prostituta dhe manekine të nacionaliteteve të ndryshme u ishin ofruar milionerëve nga Lindja e Mesme, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ai e kishte pranuar për medie se këto vajza në atë kohë kanë mundur të fitojnë edhe deri në 40 mijë dollarë për një natë me seks.

“Arabët janë njerëzit më zemërgjerë në botë. Nëse u pëlqen do të të japin shumë para.

Ata me vete në Kanë marrin para në tufa prej 10 mijë dollarësh. Për ata këto janë vetëm letra. Nuk e pëlqejnë t’i numërojnë. Vetëm ua ofrojnë vajzave pa menduar fare”, kishte rrëfyer Nahas.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit