11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Presidenca: Ramush “mbylle gojën!”

RamushTahiri5-30Megjithëse ende siguron në listën e këshilltarëve të kabinetit të presidentes Atifete Jahjaga, Ramush Tahiri duket se është vetëm “formalisht” në kabinetin presidencial.
Ai kohëve të fundit nuk është i pranishëm as në takimet zyrtare në Presidencë me personalitete vendore e ndërkombëtare, por mbi të gjitha nuk është i pranishëm në opinion me deklarimet e tij për zhvillimet politike në vend.

Ramush Tahiri është politikolog me profesion dhe në kabinetin e presidentes Atifete Jahjaga është i vetmi me këtë përgatitje profesionale.

Ai është i njohur në opinionin kosovar jo vetëm me pozicionet e tij politike, që prej kohës së paraluftës, por edhe pas lufte.

Tahiri ka qenë pjesë e kabinetit të Qeverisë së Bujar Bukoshit ,në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Atij i përshkruhen meritat për inicimin e formimit të strukturave të kësaj Ministrie.

Por kohëve të fundit Ramush Tahiri duket i heshtur dhe i tërhequr. Ai nuk është i pranishëm jo vetëm në paraqitjet publike të presidentes Jahjaga, por as në opinion.

Burime të gazetës “Botapress” bëjnë të ditur se Ramush Tahiri ka kohë që nuk ftohet fare as në takimet e rregullta të mëngjesit në Presidencë.

I kontaktuar nga gazeta “Botapress” dhe i lutur që të marrim një mendim të tij për zhvillimet politike në vend, Ramush Tahiri ka preferuar që së pari të kontaktojmë me Arbër Vllahiun për mundësinë e intervistimit të tij.

“Është një qëndrim në Presidencë që paraprakisht të mos deklarohemi për zhvillimet e fundit në vend me qëllim që Presidenca mos të involvohet në këto zhvillime politike . Unë ju preferoj që të kontaktoni Arbër Vllahiun, paraprakisht, se a mund të deklarojmë ne, personeli politik i Presidencës, për zhvillimet politike në vend’, ka deklaruar Ramush Tahiri.

“Bota press” ka kontaktuar nëpërmjet sms-ave telefonikë me Arbër Vllahiun, nga i cili ka marrë këtë përgjigje: “Në këtë periudhë kohore e vlerësojmë se kabineti i Presidentes nuk mund të përfshihet në debat dhe në intervista. Jemi në kontakt për një periudhë të mëvonshme!” /botapress

Më Shumë

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Lajmet e Fundit