14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

EULEX heton “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998

UCK-amblemaGjashtëmbëdhjetë vjet pas “ndalimit” nga UÇK-ja të delegacionit prej 13 vetash, të kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Drenicë, duket se do të bëhet objekt i hetimit nga prokuroria e EULEX-it.

Atëbotë, në shtator të vitit 1998, në fshatin Qirez të Skenderajt u ndaluan mjeku Isuf Telaku, kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Mehdi Bardhi, Agim Krasniqi-LDK, Gjergj Dedaj-PLK, Sokol Blakaj-PLK, Kurtesh Devaja, Simon Augustini, Veli Bytyqi – PSHDK , Çaush Bajrushi, Milaim Kadriu dhe tre aktivistë të tjerë bashkë me aktivistet e tjera Nekibe Kelmendi e ndjerë, si dhe Sanie Aliu.

Nekibe Kelmendi dhe Sanie Aliu u lanë të lira ndërkaq të tjerët u mbajtën “në ndalim’ për 3 ditë e 3 net rresht.

Një nga protagonistët e kësaj ngjarje ka deklaruar për Botapress se ka marrë ftesë nga EULEX-i që të dëshmojë për këtë ngjarje.

“Jam ftuar nga EULEX-i dhe javën e ardhshme do të jap dëshminë time për aq sa mbaj mend për këtë përjetim të para 16 vitesh”, ka thënë për Botapress, një nga të ndaluarit nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998.

Burime të Botapress-it bëjnë të ditur se tre të tjerë të ndaluar po ashtu tashmë kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe pritet që në vazhdim të japin dëshmi edhe të tjerët.

Botapress ka pyetur zëdhënësin e EULEX-it Miguel Carvalho de Faria se a është duke bërë hetime për këtë rast EULEX-I dhe ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër: “Në lidhje me këtë rast, ju informoj se EULEX-i nuk ka hetim aktiv për këtë”.

Pra zëdhënsi Carvahlo ka folur për “hetimin aktiv” dhe nuk ka mohuar në tërësi se një hetim i tillë nuk është duke u zhvilluar.

Themelimi I Gjykatës Speciale do të shtrijë fushëveprimtarinë e vet edhe përtej “Shtëpisë së verdhë’ dhe pretendimeve të Dik Martit. Këtë e ka thënë edhe prokurori amerikan Williamson në konferencën për shtyp më 29 korrik në Bruksel tha se “… gjatë luftës në Kosovë, ka pasur dhunë ndaj
komuniteteve te pakicës, por edhe ndaj figurave politike”.

Atëbotë, në shtator të vitit 1998 me urdhër të Sabit Gecit, komandant i njësisë policore të UÇK-së dhe nën shoqërimin e “Gjarprit” Hashim Thaçit, të 13 të ndaluarit nga UÇK-ja do të përjetojnë një “mikpritje” dhe një “trajtim” të veçantë, kryesisht nga Sabit Geci dhe Komandant Gjarpri, ia
saj kohe apo Hashim Thaçi i sotëm.

Për 3 ditë e tre netë, “njerëzit e Ibrahim Rugovës’ në Drenicë do të mbahen “peng” nga UÇK-ja.

Për këtë rast ishte alarmuar edhe faktori ndërkombëtar në Prishtinë dhe me ndërmjetësimin e tyre, të 13-të të ndaluarit do të lirohen, secili me “pasojat” e tyre fizike e psikike.

“Trajtimin fizik” e kishte pranuar vetë Gjergj Dedaj, ndërkaq një rrëfim më të gjerë për këtë “rrugëtim nëpër territoret” e Drenicës e kishte shkruar Veli Bytyqi dhe u botua në disa vazhdime në gazetën Bota press në maj të këtij viti.

Më Shumë

3.8 milionë euro u investuan në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, ku dhe thotë se kjo...

Gjuajti me armë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani

Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator, pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në...

Lajmet e Fundit