16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vazhdimi i seancës, të bëhet më së largu deri me 5 shtator

kuvendi zbrazenKryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, nuk e ka ndërmend të thërras seancën e radhës për të vazhduar me përpjekjet për konstituimin e parlamentit, derisa nuk merren vesh partitë politike.

Ajo ka thënë se nuk ka logjikë të thirret vazhdimi i seancës së Kuvendi nëse nuk ka marrëveshje, duke shtuar se në të kundërtën kjo e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Të drejtë kësaj deklarate i ka dhënë njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili thekson se marrëveshja paraprake është sinjal edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Ka te drejtë deputetja Brovina, sepse vetë gjykata me vendimin e saj ka obliguar partitë politike që paraprakisht të merren vesh për të caktuar një agjendë që mos të ketë pastaj një ngjarje të përsëritur sikur herën e kaluar dhe me marrëveshje të subjekteve politike mund të ketë një rend dite, një agjendë të Kuvendit dhe Kuvendi mund të zhvillohet pa probleme”, tha ai për RTK.

Por, Albert Krasniqi hulumtues në KIPRED këto deklarata i vlerëson si të paqëndrueshme, pasi sipas tij, nuk është në mandatin e kryesueses që të konstatojë nëse ka marrëveshje politike ose jo.

“Nëse ka konsensus apo marrëveshje ajo tregohet me vota të deputeteve në Kuvend. Ai është mekanizmi i vetëm i cili e mat arritjen e marrëveshjes ose jo, por jo edhe deklarimet të cilat mund të bëhen para seancës plenare. Nuk është në mandate të saj dhe nuk guxon Flora Brovina që ajo ta vlerësoj në mënyrë arbitrare nëse ka marrëveshje dhe ta mbajë pezull konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Krasniqi tha se thirrja për vazhdimin e seancës duhet të bëhet nga kryesuesja Brovina e ndihmuar nga sekretaria e Kuvendit, dhe kjo më së largu deri me 5 shtator.

“Tani nga data 4 korrik kur janë certifikuar rezultatet nga KQZ deri me 23 korrik kur është marr vendimi për pezullim të punës së Kuvendit, kanë kaluar rreth 20 ditë, kohën gjatë së cilës Kushtetuesja ka shqyrtuar vendimin dhe ka pezulluar Kuvendin nuk llogaritet dhe tani pas marrjes së vendimit nëse merret parasysh ky afat kohor do të duhej që deri me datën 5 shtator që Kuvendi të vazhdojë seancën konstituive”.

Ndryshe edhe në vitin 2010 seanca konstituive është mbajtur ditën e premte, ku janë betuar deputetet, kurse zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit është bërë tek ditën e hënë.

Më Shumë

Specialja ia ndërpret paraburgimin Isni Kilajt, obligohet t’i japë 30 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që t’i ndërpritet paraburgimi Isni Kilajt, ndonëse sipas tyre ende ekziston dyshimi...

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Lajmet e Fundit