Deputetëve s’u rrezikohet mandati

Kuvendi i Kosoves14Deputetët që kanë dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk rrezikohen t’i humbin mandatet e tyre edhe nëse nuk shkojnë në Kuvendin e Kosovës për gjashtë muaj radhazi, pasi që gjendja aktuale politike konsiderohet “sui generis” për të cilët ligjvënësit nuk mbajnë përgjegjësi.

Ata, po ashtu, vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre pa asnjë shqetësim, derisa të merret një vendim për konstituimin e Kuvendit apo për shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti e humb mandatin vetëm nëse nuk merr pjesë në seanca plenare apo komisione parlamentare për gjashtë muaj radhazi. /zeri/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit