7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

U mbajt konferenca “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”

Takimi-EC-M-620x330Në Prizren është mbajtur konferenca me temën “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”. Në pjesën e parë të konferencës promovuese do të bëhet prezantimi i projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren” nga përfaqësues të UNDP-së dhe EC Ma Ndryshe.

Teuta Purrini- Xhabali nga UNDP dhe Laura Lutfiu nga OJQ “ Ec ma ndryshe”, thanë se Projekti ““Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren” do të zbatohet në Komunën e Prizrenit, me një shtrirje të përzgjedhur edhe në komunat tjera të rajonit (Dragash, Rahovec, Mamushë, Malishevë dhe Suharekë). Objektivi i përgjithshëm i projektit është t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.

Në pjesën e dytë është diskutuar për bashkëpunimin mes të gjitha komunave të rajonit të Prizrenit, operatorëve turistik, organizatave të shoqërisë civile dhe hisedarëve të tjerë për strukturimin dhe pasurimin e ofertës turistike të Rajonit Ekonomik Jug. Promovimi i ofertës turistike të rajonit mund të arrihet përmes veprimit të përbashkët të të gjithëve, përfshi shkëmbimin e përvojave dhe materialeve të prodhuara për këtë qëllim, nga komunat e rajonit, operatorët turistik dhe organizatat e shoqërisë civile.Pjesë e kësaj konferencë ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe atyre nga shoqëria civile e komunave të rajonit të Prizreni/TV Prizreni/

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit