Homazhe në Prekaz, “Dita e Forcës”

thaci ne prekazMe rastin e shënimit të 27 nëntorit, ’’Dita e Forcës’’, për të nderuar jetën dhe rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, homazhe në Prekaz do të bëjnë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Të njëjtit më pas do të jenë në manifestimin “Dita e Forcës”, dhe përveç tyre të pranishëm do të jenë edhe personalitete të tjera të larta politike dhe ushtarake, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të medieve, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.

Aty do të parakalojnë kuadratet e FSK-së. Gjatë ceremonisë do të ketë ekzekutim të disa pikave muzikore nga Orkestra Frymore e FSK-së.

Po ashtu, do të bëhet inaugurimi i objektit të ri të Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK)
Manifestimi ushtarak mbahet në Kazermën “Adem JASHARI” në Prishtinë. Ndërsa Ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet në ambientet e MFSK-së.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit