Marrëveshja PDK-LDK firmoset në fundjavë

Mustafa-Thaci14-26Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike pritet të firmosin më së largu të dielën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Një burim i “Kohës Ditore” ka treguar se grupet punuese tashmë kanë finalizuar draftin e Programit qeverisës, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta.

Po kështu, subjektet janë akorduar edhe për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, marrëveshja mund të firmoset edhe gjatë ditës së shtunë nga liderët e të dyja partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Kësisoj, të hënën do të mund të zhvillohet seanca konstituive.

“Do të ketë një takim ndërmjet liderëve politikë gjatë ditës së nesërme dhe në fund janë planet që edhe të nënshkruhet marrëveshja që ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive institucionale”, ka thënë ky burim, shkruan Koha Ditore.

“Emra titullarësh nuk do të përmenden në marrëveshje”.

Thaçi, kryeministër në detyrë, nuk ka qenë thuajse gjatë gjithë javës në Kosovë. Ai ka qëndruar në New York, ku e ka prezantuar Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të kthehet paraditen e së shtunës dhe zyrtarët e partisë së tij nuk e kanë mohuar faktin se po këtë ditë edhe do ta firmosë marrëveshjen me Mustafën.

“Nesër vjen kryeministri. Ai i sqaron gjërat brenda ditës”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK.

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit