Shtyhet seanca për nesër në orën 12

Kadri veseli ,kryetar kuvendiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se ka kërkesë për shtyrje të seancës për ditën e nesërme.

Por, Visar Ymeri nga VV tha se nuk po jepen arsye për shtyrje të Seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka thënë se nuk janë pro shtyrjes.

Edhe Donika Kadaj Bujupi nga AAK tha se janë kundër shtyrjes së seancës.

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën gjithashtu ka thënë se kërkojnë arsye përse po kërkohet shtyrja e seancës.

Kërkesa për shtyrje të Seancës është vënë në votim, ndërsa, nga 101 deputetë në sallë, pro shtyrjes së saj kanë votuar 69, kundër 30 ndërsa abstenime nuk pati.

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit