20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Çollaku premton parandalimin e migrimit ilegal

ccedil-ollaku-premton-parandalimin-e-migrimit-ilegal_hdNë ditën e tij të parë të punës, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, takoj të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Çollaku shprehu përkushtimin e Qeverisë për të adresuar reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformën e administratës publike.

“Gjatë takimit, ministrit Çollaku nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministri potencoj që gjatë javëve në vazhdim të gjitha institucionet do të angazhohen për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në kumtesë.

Ai po ashtu u zotua se do të punojë shumë në parandalimin e migrimit ilegal.

Shefja e Politikës së Jashtmë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn përshëndetën krijimin e institucioneve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së afërmi me institucionet për integrimin e Republikës së Kosovës në BE.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit