5 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

A nuk është i tërë ky teatër një “deja vu”?

Nga Bilall Sherifi –

Pas marrjes së lajmit se as këtë vit nuk do të ketë rekomandim për liberalizimin e vizave, kryeministri Isa Mustafa dhe sidomos zëvendësi i tij Hashim Thaçi, nga mbledhja e qeverisë, në drejtim të vendimmarrësve në Bashkimin Evropian i dërguan disa fjalë bukur të mëdha.

Isa tha, se “ne mundemi të jetojmë edhe pa liberalizim, vërtet më keq, ama mundemi të jetojmë edhe kështu”. Po pra, sigurisht që mundemi, kryeministër a jemi luan apo nuk jemi!?

Ndërsa zëvendësi i tij Hashimi, shkoi pak përtej tij dhe e “kërcënoi” Evropën me protesta gjithë popullore para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, që i bie, para zyrës së Samuel Zhbogar e cila gjendet përballë parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dhe, për të mos e frikësuar Zhbogarin, në fund, fare në fund të fjalës së tij, nuk harroi të thotë, “natyrisht protestë paqësore”.

Dhe, kaq mjaftoi që aktorë të ndryshëm të skenës publike, të frikësuar që këta dy, Isa dhe Hashimi, për shkak të çështjes së vizave, tani do të na prishin krejt me aleatët evropianë, duke i marrë më seriozisht se që ata e marrin veten, vrapuan dhe i gjykuan si të pamatura dhe emocionale reagimet e këtyre dyve.

Por unë, duke u bazuar në të kaluarën, po mendoj se krejt kjo është një teatër. Sepse, tanimë e tëra na vjen si një Deja vu. Brukseli merr vendime, qeveritarët tanë bëjnë reagime, sigurisht të ashpra.

Por, ata në Bruksel e dinë se kaq duhet t’u lejohet qeveritarëve të Kosovës. Diçka, për konsum të brendshëm duhet thënë edhe këta. Bile, besoj fort, që i tërë ky teatër, është i akorduar mes palëve në “konflikt”

Në stilin, ne nuk ua liberalizojmë vizat, ju bëni reagime të ashpra. Dhe, në fund të dy palët ndahen të kënaqura.

E qytetarëve të Kosovës nuk u mbetet gjë tjetër, pos, përballë “rrezikut” që qeveria të na prishë krejt me Evropën të harrojnë liberalizimin e vizave edhe për këtë këtë vit.

P.S: Deja vu (diçka që është parë më herët)

Më Shumë

Shpërthen zjarr i madh në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e zjarrfikësve,...

Shtiu me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në një restorant ka shtënë me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave. Policia ka...

Lajmet e Fundit