-3.7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit.

Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i saj është bërë pas propozimit të kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj.

“Kjo detyrë për mua nuk është vetëm një funksion institucional, por një thirrje për punë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj komunitetit”, shkruan Hajdari.

Krijojmë webfaqe për biznese

Ajo ka bërë të ditur se fokusi i punës së saj do të jetë krijimi dhe zbatimi i politikave dhe projekteve që synojnë zhvillimin e kulturës, përfshirjen aktive të të rinjve dhe avancimin e sportit në qytetin e Prizrenit.

Sipas saj, bashkëpunimi i ngushtë me artistë, të rinj, sportistë dhe organizata të ndryshme do të jetë thelbësor për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim.

Hajdari ka theksuar gjithashtu se transparenca, dialogu dhe profesionalizmi do të jenë parimet udhëheqëse të punës së saj në krye të kësaj drejtorie.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ajo është shprehur e bindur se përmes vendimeve të drejta dhe angazhimit të vazhdueshëm, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të shërbejë si zë i interesit publik dhe si motor i zhvillimit shoqëror në Prizren.

“Këtë përgjegjësi e marr me bindjen se ndryshimi vjen përmes veprimit konkret, duke synuar që besimi i dhënë të reflektohet në rezultate të prekshme dhe në një jetë kulturore, rinore dhe sportive më aktive për qytetin”./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit