26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Ajo që s’e them

Poezi nga Azem Shkreli

Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet
Kot së koti dhe rritet. S’është as vala
Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet
Është burim për të cilin digjet etjes fjala

Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi
Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim
Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi
Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim

Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda
S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj
Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda
Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj

Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia
E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët
Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia
Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët

Më Shumë

Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin francez “Sept a Huit”, ku ka rrëfyer peripecitë e tij mes dëmtimeve të vazhdueshme...

Konsultim publik në Prizren për përfshirjen e PAK-ve në politikat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të hënën është mbajtur konsultimi publik me akterët e shoqërisë civile për përfshirjen e nevojave të personave me...

Lajmet e Fundit