Mposhtet Akil Gjakova, mbetet pa medalje

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është mposhtur nga azerbajxhanasi Rustam Orujov duke e humbur kështu mundësinë që ta fitoj medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Gjakova në çerekfinale u mposht nga Tsendochir Tsogtbaatar në vazhdime pasi katër minutat e rregullt nuk prodhuan  fitues.

Ndërsa, medalje ka siguruar motra e Akilit, Nora, e cila kaloi në finale pasi në gjysmëfinale e mposhti japonezen Tsukasa Yoshida.

===

Xhudisti Akil Gjakova nuk ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.

Ai u eliminua në çerekfinale nga Tsendochir Tsogtbaatar, në vazhdime pasi katër minutat e rregullt nuk prodhuan një fitues.

Megjithatë, Akil Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Ai në raundin e parë të repesazhit do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit