Akullorja u mungoi italianëve më shumë se gjithçka…

Ja ku vjen edhe akullorja e së ardhmes! Ajo shërbehet me gypa të gjatë prej plastike përmes një vrime në barrierën e pleksiglasit. Nga ana tjetër e tubave, Paolo Costantini ka veshur helmetën mbrojtëse, dorezat plastike dhe maskën.

“Harrojeni sesi ka qenë më parë, para koronavirusit. Na duhet ta rikrijojmë plotësisht, zanatin tonë” – thotë pastiçeri, specialist për akulloret.

Blerësit kanë matur temperaturën nëpërmjet skanerit termik në derë, ndërsa shiritat e zinj e të verdhë në dysheme, tregojnë distancën e kërkuar që duhet të mbajnë nga të tjerët.

Italia është krenare për traditën e saj të akullores.

Në kohë normale, sapo ngrohet moti, njerëzit grumbullohen në këto dyqane. Por, në ditët e sotme, me të gjitha mjetet mbrojtëse, kjo traditë ka filluar t’i ngjajë më shumë një vizite në spital.

“Po përpiqemi të mbrojmë sa më shumë, stafin dhe klientët tanë” – thotë Costantini.

Duke filluar nga sot, italianët kanë rifituar disa liri. Tani, ata mund të dalin shëtitje ose të stërviten jashtë, teksa janë rihapur restorantet dhe dyqanet e akulloreve.

Po ashtu edhe kafeja në bare është pjesë e rëndësishme e gastronomisë italiane, sa edhe një akullore e mirë. Por, gjithashtu, njerëzit duhet të heqin dorë edhe nga ky zakon, përkohësisht.

Vetëm nga muaji qershor, do të mundësohet çelja e kafeneve.

Gastronomia është gjaku i jetës italiane.

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit