11.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Alves shpreson të zgjasë kontratën me Barcelonën

Dani Alves-it i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit, por shpreson se klubi do t’i japë atij një vit më shumë për ta ndihmuar të sigurojë vendin e tij në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës 2022.

“Askush nuk më ka thënë asgjë për qëndrimin”, tha ai. “Tani nuk bëhet fjalë për të rinjtë që tregojnë se janë të mirë, por për lojtarët më të vjetër që dëshmojnë se mund të luajnë ende te Barcelona”.

Alves, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, u rikthye te Barcelona si lojtar i lirë në nëntor dhe ka dëshmuar të ketë një ndikim pozitiv në dhomën e zhveshjes.

Ai gjithashtu tha se klubi ka kërkuar mendimin e tij për anësorin e Ajax, Antony, me të cilin ai luajti së bashku në Sao Paulo.

“Unë nuk po shtyj për të nënshkruar me Antony, por kam folur për të me klubin”, tha ai. “Nëse ata më pyesin mua, unë flas për lojtarët nga këndvështrimi im. Kam luajtur me të, e kam parë të rritet dhe më pas kaloi te Ajax, ku ai ka treguar se sa i mrekullueshëm është”.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit