5.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Ambasada amerikane përkrah OJQ-të në Prizren për shkarkimin e drejtorit të akuzuar

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përkrahur reagimin e organizatave joqeveritare të Prizrenit, të cilat një javë më parë kanë kërkuar nga kryetari Mytaher Haskuka që ta shkarkojë drejtorin e Financave, Ertan Simitçi, që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kjo ambasadë ka pohuar se shtatë OJQ-të prizrenase kanë treguar lidership me kërkesën drejtuar kryetarit për largimin e zyrtarit të akuzuar.

“Shtatë organizata të shoqërisë civile në Prizren kanë treguar lidership duke i kërkuar kryetarit të Komunës të largojë një zyrtar të akuzuar, duke ia përkujtuar kryetarit premtimin e tij për ta trajtuar seriozisht korrupsionin”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-ve, ku shprehet kënaqësia që qytetarët po e marrin seriozisht rolin e mbikëqyrësit dhe po deklarohen për sundimin e ligjit në Kosovë.

Të premten e shkuar shtatë OJQ (Ec Ma Ndryshe, IPSIA, OJQ THY, Nevo Koncepti, Qendra Rajonale e KMDLNJ – Prizren, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore – Legatum, Instituti Demokratik i Kosovës) patën kërkuar shkarkimin e drejtorit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë. Bëhet fjalë për...

Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë te Bashkimi

Me datën 9 shkurt, Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para...

Lajmet e Fundit