8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ansambli “Dibra”, fitues i Festivalit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë në Malishevës, ka përfunduar edicioni i pestë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, i cili është mbajtur dy net rresht. Fitues i festivalit është shpallur Ansambli “Dibra” nga Peshkopia, e cila sipas jurisë profesionale, kishte paraqitjen më të mirë në këtë festival.

Festivali mbarëkombëtar i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, është mbajtur për herë të pestë radhazi dhe nga tani është shpallur edhe festival tradicional, ku ansamblet, grupet dhe rapsodët, janë paraqitur me pikat e tyre nga pasuria e folklorit nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë edicion, janë paraqitur mbi 40 ansamble, grupe dhe rapsod, ndërsa festivali në këtë vit është përcjellë edhe me disa risi, duke filluar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila, sipas zëvendësministrit të kësaj ministrie, Rexhep Mazreku, ka premtuar se festivali, i cili tashmë është tradicional, do të mbështetet edhe nga ministria, ndërsa sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, nga viti i ardhshëm, Posta e Kosovës, do të editoj pullën postare “Salih e Feriz Krasniqi”, që i dedikohet edhe festivali “Oda e Llapushës”, pasi tashmë ka filluar kjo iniciativë dhe propozimi me materialet përcjellëse, është dorëzuar për miratim.

Përndryshe, në festivalin “Oda e Llapushës”, i cili ka përfunduar mbrëmë, janë ndarë nëntë çmime dhe fituesit e çmimeve janë: çmimi i diasporës: SHKA “Iliria”-Gjermani, çmimi grupi më i kompletuar i festivalit: Ansambli “Shotë Galica”-Drenas, çmimi i publikut: Ansambli “Vaçe Zela”-Lushnje, çmimi i karrierës: këngëtarja Saime Memaj nga Laçi, çmimi “Beqir Gashi” për debutantin më të ri: Elvana Gashi-Stragovë e Kaçanikut, çmimi veterani i folklorit: Zymer Kryeziu, Vendi i tretë: Nuredin e Gëzim Bytyçi, vendi i dytë: Ansambli “Shqiponjat e Dukagjinit” dhe vendi i parë që mbanë emrin e ikonave të folklorit “Salih e Feriz Krasniqi”: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Çmimin për vendin e parë, e ka ndarë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Juria profesionale, e cila i ka vlerësuar ansamblet, grupet dhe rapsodët, ishte e përbërë nga profesionistët dhe njohësit më të mirë të folklorit në vend, prof.Dr. Zymer Neziri, prof.Dr. Adem Zejnullahu dhe Mr. Izet Duraku. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Delirium

Lajmet e Fundit