Anulohen aplikimet për vizë amerikane deri në prill

Përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka anuluar të gjitha aplikimet për vizë amerikane, deri në 3 prill 2020 për shkak të koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada përmes një njoftimi në Twitter.

“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill 2020.”, shkruan Ambasada amerikane në Shqipëri./21Media

 

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit