Kompania e transportit ‘Arditi Tours’ ka reaguar pas raportimeve në disa media, se një nga autobusët e saj është djegur.
Në një njoftim zyrtar, kompania ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se autobusi ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt.
“Autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.
‘Arditi Tours’ ka theksuar se i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese, duke u bërë thirrje mediave që të verifikojnë informacionet zyrtare para publikimit për të shmangur keqinformimin e publikut./PrizrenPress.com/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
