Arrestohen dy persona në Suharekë, gjuajti me armë zjarri në një dasmë

Janë arrestuar dy persona në fshatin Bllacë në Suharekë, pasi gjatë një dasme kishin shtënë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se pasi ka marrë informata për të shtëna me armë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin që ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit më pas i është gjetur një të dyshuari tjetër edhe një armë tjetër. Të dyshuarit kishin penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I njëjti e pranoi dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoi një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë. Në lidhje me këtë rast policia e informoi prokurorin e shtetit dhe filloi një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një personi tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47. Policia sekuestroi armën në cilën e provës materiale, ndërsa të dyshuarit N.G. 1969 dhe H.G. 1977 u ndaluan në afat 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit