Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale është arrestuar nga policia, pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.
“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, ka shkruar Thunberg në “Twitter”, të shtunën.
Aktivistja 20-vjeçare, javën e kaluar, ka deklaruar se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.
“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social.
Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.
“Lufta sapo ka filluar”, ka thënë ajo a.
Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi është bërë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i kishte bërë thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.
Disa vite më vonë, Greta Thunberg është njohur në mbarë botën pasi ka filluar një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit.
Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.
Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste. /A2