Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit

Policia në Haiti ka arrestuar një person, që beson se është “i dyshuari kryesor” në organizimin e vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise.

Policia tha se Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, shtetas i Haitit, ka shkuar atje me avion privat në fillim të qershorit, për “motive politike”.

Shefi i policisë, Leon Charles, tha se plani fillestar ka qenë të arrestohet presidenti, por misioni pastaj ka ndryshuar, raporton Reuters.

Presidenti Moise, 53 vjeç, është vrarë në rezidencën e tij më 7 korrik.

Policia ka fajësuar më herët 28 mercenarë të huaj.

Gruaja e presidentit, Martine Moise, është plagosur në sulm dhe pastaj është dërguar për trajtim në SHBA.

Një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe drejtësisë amerikane ka arritur të dielën në Haiti për të vlerësuar situatën e sigurisë.

Moise ka qenë president i Haitit që nga viti 2017.

Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit