24.2 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Asambleistët kërkojnë largimin e Mujës

Prizren-asambleistetAsamblesitët opozitarë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet të enjten (nesër), do të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja. Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik dhe Partia Konservatore janë bërë bashkë që ta rrëzojnë Ramadan Mujën, duke mos i përjashtuar protestat si dhe bojkotimin e punimeve në asamblenë komunale.

Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje, i ka thënë Gazetës Blic se në seancën e nesërme asamblesitët e Vetëvendosjes do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ramdan Mujës, si “domosdoshmëri pasi që ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, dhe poashtu pas shkeljes së radhës që bëri duke e pezulluar veten e tij”.

“Mendojmë se ai nuk e ka as autoritetin legal dhe as atë moral për ta ushtruar detyrën e tij si kryetar. Vendi për një të dënuar është në burg dhe në asnjë mënyrë si udhëheqës i qytetit”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, nëse Ramadan Muja edhe pas kësaj seance të jashtëzakonshme nuk do të japë dorëheqje, atëherë Vetëvendosje do të mbështesë protestat e qytetarëve. “…Iniciativa e qytetarëve aktiv për Prizrenin do të përkrahet nga VV-ja. Meqenëse tani për tani jemi një bllok për dorëheqjen e Mujës ose rrëzimin e tij, do të veprojmë në mënyrë të koordinuar me të gjitha mjetet për ta realizuar fundin e z. Muja, sepse qytetaret nuk e duan një shkelës ligji”, tha ai.

Edhe asamblisti nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj ka thënë për Gazetën Blic se kërkesa kryesore e opozitës në Prizren është që Ramdan Muja të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit. “Derisa ka marrë një guxim ta pezullojë pozitën për t’i lënë rrugë të lirë organeve të drejtësisë, atëherë le të ikë. Kthimi është lojë me institucionin, e më shumë me qytetarin e Prizrenit”, ka thënë ai. Hodaj ka thënë se në rast se nuk do të jap dorëheqje Ramdan Muja pas kësaj seance të jashtëzakonshme, atëherë LDK-ja pos që do t’i përkrah protestat, do t’i bojkotojë edhe punimet e asamblesë komunale.

“Bojkotimi i punimeve të asamblesë komunale është njëri ndër opsionet e mundshme, ndoshta më adekuati”, ka thënë ai.

Ndryshe, pas shpalljes fajtor të kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, nga gjykata e shkallës së parë, partitë opozitare kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij.

Më Shumë

Takim i veçantë mes dy ikonave: Shqipe Kastrati dhe Shyhrete Behluli

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati ndau në rrjetet sociale një moment të veçantë me kolegen dhe mikeshën e saj, Shyhrete Behluli, raporton PrizrenPress. Në postimin...

Sunny Hill Festival nis sonte

Sonte nis festivali muzikor Sunny Hill Festival në Prishtinë, ku do të performojë ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Kjo ngjarje kulturore mbledh adhuruesit...

Lajmet e Fundit