Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK-ja, raporton RTKlive.
Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19,6%.
Po ashtu bëhet e ditur se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë ton, ose 17,43% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022