10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Asnjë rast i ri me Covid-19 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 174.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2,252.Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit