4.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

“Bajram Curri” ia garanton votën Mujës

Tubimi ne Bajram Curr 222Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, anëtarë të Kryesisë së PDK-së, ka mbajtur një tubim me banorët e Lagjes “Bajram Curri”. Muja në këtë lagje është pritur në mënyrë masovike .Enver Hoxha, duke folur për portretin e Ramadan Mujës, ka theksuar se Prizreni ka fatin që ta ketë një akademik të nderuar, që është i përkushtuar ta bëj Prizrenin Europian. Ai në vazhdim ka folur për përkrahjen e madhe që ka Prizreni nga Qeveria e Kosovës dhe “se këtë përkrahje do ta ketë edhe në të ardhmen”.

“PDK-ja është e bindur në fitore, andaj qytetarët nuk duhet të hamendën për votën e tyre, por të vendosin që PDK-ja ta vazhdoj qeverisjen për një ndërtim dhe zhvillimin të hovshëm”. Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, duke shpalosur programin zgjedhor të PDK-së është ndalur te lagjja “Bajram Curri”.

Ai tha se në këtë lagje gjatë këtyre viteve janë investuar mbi 8 milion euro.”Kjo lagje është shndërruar në lagje moderne”. Në këtë lagje janë ndërtuar dy shkolla dhe në pranverë pritet që të nisin punimet edhe shkolla e mesme, përkatësisht të një gjimnaz.”Në këtë mënyrë kjo lagje do të bëhet Kompleks i shkollave të mesme, meqë e kanë edhe Universitetin më afër se çdo lagje tjetër”. Ndërsa kandidati për Kuvend të Prizrenit nga kjo lagje ,Masar Shala tha se çdo votë është obligim për të përmisuar jetën e qytetarëve të kësaj lagjeje.

“Kërkoj që me 3 nëntor të mos hamendeni fare për ta hedhur votën më 3 nëntor për PDK-në, sepse nuk ka alternativë tjetër, që do të jetë në gjendje të bëjë më shumë për banorët lagjes sonë dhe për Prizrenin në përgjithësi sesa PDK-ja, andaj vota për PDK-në është votë për një zhvillim dhe përparim të shpejtë” Në këtë tubim spektakular ku kanë qenë mbi 700 kryefamiljarë të kësaj lagjeje, ka folur edhe bartësi i listës së PDK-së për PDK-në Nijazi Kryesiu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kemajl Gegollaj: Nuk u talla me partinë time

(I plotësuar) Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhde të Hasit, Kemajl Gigollaj, ka sqaruar se postimi i tij në rrjetet sociale nuk kishte...

Liria sjell Alush Gavazajn

Klubi Futbollistik Liria ka njoftuar se Alush Gavazaj është zyrtarisht pjesë e klubit. "Me kënaqësi ju njoftojmë se Alushi është zyrtarisht pjesë e klubit. Një...

Lajmet e Fundit