11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“Bajram Curri” i jep mbështetje Zafir Berishës

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha është pritur masovikisht nga banorët e lagjes “Bajram Curri”.

Ai, tha se kjo lagje është mbulua nga pluhuri i harresës nga qeveria e deritashëm në Prizren.

“Gjatë tre mandateve të kësaj keqqeverisjeje, lagjja “Bajram Curri”, është trajtuar sikur të ishte ndonjë lagje në Afganistan”, e jo në qytetin që urbanizëm ka pasur me qindra vjet, duke u përballur kështu qytetarët me mungesë të gjërave bazike për jetë normale, siç janë mungesa e ujit të pijes, kanalizime, rrugë, trotuare, etj”, ka thënë Berisha.

“Praktika e deritanishme në Kosovë, që vetëm në prag të fushatës të fillohet gjoja me investime, duke insistuar në rregullimin e rrugëve, gjë që kanë insistuar edhe në lagjen tuaj këto ditë, është vërtetë paradoks në vete. Prandaj ne jemi sot këtu me ofertën tonë qeverisëse, për ju dhe lagjen tuaj, të cilen do ta kemi në plan të parë”.

“ Ju garantoj se këtu do të ketë realizim projektesh konkrete, në të miren e përgjithshme për ju. Vizioni ynë ofron alternativë për këtë, duke e bërë këtë lagje, një ndër lagjet më moderne në qytet”.

“Andaj nga ju të nderuar të pranishëm, kërkoj mbështetjen tuaj pa rezervë edhe këto pak ditë që kanë mbetur deri më 22 tetor, të shtoni intensitetin tuaj të lobimit edhe tek ata që nuk janë këtu sot. Është shans e fundit që ta bëni gjënë e duhur, ti votoni njerëzit e duhur, për të miren tuaj dhe këtë mund ta bëni duke votuar nr.31, NISMEN për Kosoven, Zafir Berishen si shpresen e vetme për Prizrenin”

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Lajmet e Fundit