16.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

Bali Muharremaj: AAK do të del e para me numër komunash në zgjedhjet e tetorit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është i bindur se puna e deritanishme që ka bërë në udhëheqjen e komunës do ta shpërblejë edhe me një mandat qeverisje.

Ai ka thënë se edhe tani po vazhdon të punojë njëjtë siç ka bërë në gjithë mandatin për t’ia lënë qytetarëve në dorë punën e zgjedhjes së kryetarit të ri, njofton Klan Kosova.

“E kam obligim të punoj për të ecur përpara, prandaj këtë e vendos puna dhe qytetarët. Por, këtë herë nuk kam me e pasë të vështirë. E kam pasë të vështirë në vitin 2017 kur njerëzit nuk më kanë njohur. Nuk ka me qenë sfiduese, por jam i vetëdijshëm se të gjitha partitë hyjnë në garë për të fituar. Dhe besoj se më 17 tetor do të dal fitues”.

Muharremaj edhe më i bindur është se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit, meqë, sipas tij, edhe kryetarët e tjerë nga kjo parti u dëshmuan gjatë mandatit të kaluar.

“AAK del fituese këtë herë në bazë të numrit të komunave. Besoj që komunat që ka Aleanca që i udhëheq, për fat të mirë, të gjitha kanë udhëhequr mirë dhe janë punëtorë. Por, ka ndryshime në çdo komunë dhe besoj se do ta shtojmë numrin e komunave dhe do të jemi të parë më 17 tetor. Kjo ka me qenë realitet. Unë do të jem pjesë e fitores dhe AAK do të ketë numrin më të shumtë të komunave”.

Muharremaj në Sytë 7 po ashtu ka njoftuar se ka qenë në gatishmëri për t’i ndihmuar Deçanit, duke ia ofruar disa mjekë dhe automjetet e emergjencës, por për këtë s’ka pasë nevojë deri tash.

Më Shumë

Për 24 orë në Prizren, tri raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit, që kanë ndodhur në disa familje në Prizren. Një mashkull...

Jasharaj: Grevistët janë unikë përkundër tentimit për përçarje, s’jemi sindikatë e PAN-it

Grevën pesëjavëshe po e konsideron si të drejtë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, teksa thotë se janë...

Lajmet e Fundit