30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Barcelona ambicioze, kërkon transferimin e Messi-t në janar

Barcelona shpreson të bëjë një lëvizje të bujshme për të ri-nënshkruar Lionel Messi-n nga Paris Saint-Germain në janar, sipas Diario Sport.

Presidenti i klubit Joan Laporta ka diskutuar tashmë dëshirën e tij për të rikthyer Messi-n në Camp Nou, duke deklaruar se shpreson që legjenda e Argjentinës të ketë një “fund të bukur” me Blaugranët.

Ka pasur raporte të mëparshme se Barcelona do të përpiqet të rikthejë 34-vjeçarin në verë, kur kontrata e tij me PSG-në të përfundojë (megjithëse klubi francez ka një opsion edhe për një vit tjetër), por ata tani janë të vendosur për të ofruar një kontratë.

Megjithatë, kjo do të jetë e vështirë për arsye të ndryshme, kryesisht sepse PSG nuk dëshiron që Messi të largohet në mes të sezonit përpara një shtytjeje për titullin e tyre të parë në Champions League.

 

Ekziston edhe mosgatishmëria e PSG-së për t’i bërë ndonjë favor Barcelonës për shkak të marrëdhënieve mes dy klubeve.

Së fundi, është raportuar gjerësisht se Messi aktualisht është i fokusuar në sezonin e tij me PSG-në dhe në Kupën e Botës me Argjentinën.

Raporti thotë se lëvizja ambicioze do të dukej e pamundur dhe se Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me Messi-n.

Blaugranët janë të vetëdijshëm se koha është kundër tyre, pasi një marrëveshje kaq e rëndësishme duhet të kishte avancuar deri tani nëse do të përfundonte në janar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

“Mbroni foshnjat dhe fëmijët” – IKSHPK del me rekomandime për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit

Vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme,...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit