Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.
Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se aksioni ka të bëjë me hulumtimin e zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.
Borovci po ashtu ka konfirmuar se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.
Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.
Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta, për “Betimi për Drejtësi”.
Aksioni është duke vazhduar.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
