Baxhaku: Fitorja ime është fitore e gjithë qytetarëve

Fitorja e LDK-së dhe e imja do të jetë fitore e jona e përbashkët, do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Prizrenit, u ka thënë kandidati i LDK-së për të parin e Prizrenit, pjesëmarrësve të shumtë të lagjeve mbi Lumbardhë, në tubimin elektoral që është mbajtur mbrëmë.

“Ne do ta bëjmë kthesën e duhur, për ta ndryshuar nga qeverisja e sundimit, në qeverisje me qytetarët, gjithmonë në shërbim të tyre”, tha kandidati për Prizrenin Hatim Baxhaku.

Në tubim i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtor.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Mustafa, ka bërë thirrje që të dalin masivisht në zgjedhje, sepse kanë kandidatin më të mirë dhe programin që garanton zhvillim e prosperitet për Prizrenin.

Mustafa tha se Hatim Baxhaku, ka kontribuar në luftë dhe në paqe, është veprimtar i devotshëm i LDK-së, burrë i mirë, i urtë dhe i fjalës, prandaj fitorja e tij do të jetë fitore e juaja dhe e Prizrenit.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit