13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

BE-ja bën Leposaviqin me central për trajtimin e ujit

eposaviqBashkimi Evropian në Kosovë, përmes projekteve të financuara nga IPA për Infrastrukturë komunale sociale dhe ekonomike, ka ndihmuar komunën e Leposaviqit për të pajisur Centralin për trajtimin e ujit me të gjitha pajisjet e nevojshme për të siguruar më shumë ujë të pijshëm e të pastër në sistemin ekzistues të furnizimit me ujë.

Lokacioni afër Tvrgjan dhe centrali është projektuar për një kapacitet prej 50 litrash të ujit të papërpunuar për sekondë, i transportuar për në objekt nga dy burime përmes sistemit të gypave. Vlera e pajisjeve të këtij projekti, përfshirë laboratorin ku mund të monitorohen të gjithë parametrat fizikë, kimikë dhe bakterologjikë të ujit të papërpunuar dhe atij të pastruar, është mbi gjysmë milion euro.

Ky central, sipas një njoftimi për medie të Zyrës së BE në Kosovë, do të bëhet sot në mesditë.

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit