15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Bekim Haxhiu është i bindur se tërheqja e 30 për qind e mjeteve nga Trusti për qytetarët e Kosovës do të bëhet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu është i bindur se tërheqja e 30 për qind e mjeteve nga trusti për qytetarët e Kosovës do të bëhet.

Këtë e ai e ka argumentuar bazuar në kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdimisht, sipas tij i shkruajnë për këtë çështje, por jo vetëm atij.

Me të njëjtën situatë, thotë Haxhiu po përballen edhe deputetet e pozitës dhe opozitës, e të cilëve votuesit, por edhe qytetarët e tjerë po i`u shkruajnë përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, që ljeimi i tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Trusti, të votohet në Kuvendin e Kosovës.

 

Bekim Haxhiu ka dhënë detaje për iniciativën e tij, se deri ku ka shkuar.

“Sot po presim një përgjigje nga Qeveria e Kosovës. Qeveria ka fat 30 ditë për të na dhënë një përgjigje dhe në rast se nuk ka ndonjë mendim nga Qeveria e Kosovës, atëherë pas 30 ditësh, mund të votohet ose të kaloi në Kuvend plotësim ndryshimi i ligji për trustin, që do t`i hapte rrugë tërheqjes së mjeteve nga ana e qytetarëve ”, ka thënë ai.

Aktualisht një qëndrim të betonuar për këtë çështje ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje që nuk përkrah idenë e tërheqjes së shumës prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale.

Por mendim individual, sipas Bekim Haxhiut, kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

“Kam folur me të gjithë deputetet e partive individualisht, ku shumica nga ta janë PRO tërheqjes së mjeteve nga Trusi meqë edhe ata kanë çdo ditë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që një ide e tillë të shtyhet përpara”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, kolegët e tij nga pozita duhet ti lënë anash ndikimet politike në mënyrë që qytetarëve të vendit tiu mundësohet tërheqja, pas ngritjes së çmimeve bazike në Kosovë.

“Në shumicë janë pro votimit, pro kërkesës, sepse edhe ata sikurse unë, janë kontaktuar nga qytetarët. Unë jam i bindur që kjo iniciativë do të procedohet, sepse deputetët do të veprojnë konformë detyrave dhe përgjegjësive që kanë. Interesat e qytetarëve dhe kërkesa e tyre është që të votohet mundësia për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Jam i bindur që deputetët do të votojnë me integritet dhe nuk do të bien nën ndikime politike…:, ka thënë ai.

Në parim Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe një pjesë e deputetëve të LDK i kanë thënë “PO” idesë së Bekim Haxhiut, që përmes plotësim – ndryshimit të ligjit të Trustit, të lejohet tërheqja e 30 për qind e shumës së mjeteve në Trust.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se ata janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë, por vetëm që presin dritën e gjelbër nga institucionet e Kosovës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit