Ish-lojtari i Juventus-it akuzohet për dhunë seksuale në grup

Ish-lojtari i Juventus-it dhe aktualisht i Genoa-s në Serie A italiane, Manolo Portanova akuzohet për dhunë seksuale në grup.

Më 7 qershor, mesfushori së bashku me dy të rinj të tjerë duhet të paraqiten përpara gjykatëses, Ilaria Cornetti-t në Gjykatën e Sienës.

Natën mes 30 dhe 31 majit 2021, në një apartament në qendër të Sienës, Portanova së bashku me dy të tjerët dhe një person të katërt, i mitur, janë përfshirë në sulm seksual ndaj një 21-vjeçare.

Për Portanova-n dhe të dyshuarit e tjerë të moshës madhore është urdhëruar arrest shtëpiak fillimisht dhe më pas është revokuar.

Pas 10 muajsh hetime, marrje në pyetje, hetime në celularët e të rinjve dhe vajzës së sulmuar, prokurori Nicola Marini urdhëroi ngritjen e aktakuzës ndaj futbollistit.

21-vjeçari që është dhe pjesë e Kombëtares së Italisë U-21 ishte autori i golit të fitores së Genoa-s në ndeshjen e fundit në Serie A përballë Torino-s më 18 mars.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit