Berisha akuzon Prokurorinë e Posaçme: Pse nuk hetohen sarajet e Ramës dhe pallati i Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe drejtuesve të këtij institucioni, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend.

Sipas Berishës, SPAK nuk po heton sarajet e kryeministrit Edi Rama në Surrel të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri.

Berisha përmendi edhe pallatin e familjes së ish-kyetarit të PD-së, Lulzim Basha në Vlorë, shembur në vitin 2013 nga qeveria Rama, për të cilën pretendon se nuk ka asnjë faturë tatimore, megjithëse është shpërblyer me 11 milion euro nga Gjykata e Strasburgut.

“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë”, tha Berisha.

“Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, theksoi Berisha. /Euronews Albania/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit