Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës.
Quni në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se në raport me Serbinë gjatë luftës gjithmonë kanë krijuar epërsi.
“Ne brenda disa ditëve arritëm me i marrë objektet dominante strategjike nga ku e kontrollonim një hapësirë të konsiderueshme të terrenit, do të thotë drejtim të magjistrales Gjakovë-Pejë, kishim mundësi me forcën e zjarrit me altileri me godit caqet e ndryshme, kurse me prezencën tonë fizike pamundësonim forcat serbe me i rimarr pocizionet të cilat tanimë ishin në duart tona.
Gjithnjë me parashikime me idenë se operacioni ynë ka me motivuar te rinj dhe të reja që do të na bashkëngjitën dhe kështu edhe ndodhi”, ka pohuar Quni.
Ai tutje ka thënë se dita-ditës forcoheshin duke krijuar epërsi kundër forcave serbe,
“Në numër gjithherë ishim më të fortë, në teknik, me furnizime të reja dhe çdo ditë kishim përvojë më të madhe, më të konsoliduar më të disiplinuar dhe ai raporti në mes forcave tona dhe forcave serbe fillojë dukshëm me ndryshua, do të thotë ne krijonim epërsi. Gjithnjë me idenë se lufta fillon nga kufijtë perëndimorë, por do të përfundon në kufijtë lindor”, ka thënë Quni duke shtuar se ishin të përgatitur për luftë më të gjatë./Gazeta10
Marketing