3.1 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Bie në pranga të policisë edhe i dyshuari i tretë për grabitjen e turistit në Prizren

Pas disa ditësh në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë për rastin e grabitjes, që ndodhi më 8 korrik në qendër të qytetit të Prizrenit, ku një shtetas japonez është grabitur nga tre persona të dyshuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se edhe i arrestuari i tretë është i mitur, i cili pas intervistimit, iu është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Ai bashkë me një të mitur tjetër, po dyshohet se nën kërcënimin e thikave, e kanë grabitur turistin japonez.

Gjithçka ndodhi në pikë të ditës, derisa viktima, 41-vjeçar po kalonte rrugën, kur papritmas i dolën përpara të dyshuarit. Ata e terrorizuan viktimën me veprime agresive, e madje nxorën edhe disa thika.

Nën kërcënimin e tyre, tre hajnat arritën t’ia marrin me forcë portofolion, në të cilin kishte një shumë të parave të gatshme dhe disa kartela bankare.

Përveç që e kanosën seriozisht, të dyshuarit edhe i përdorën mjetet e mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore 41-vjeçarit, që i pësoi gjatë përballjes me ta.

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e...

Lajmet e Fundit