Bie nga një lartësi derisa po punonte, lëndohet punëtori nga Prizreni

Një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi, ku ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prizren.

“Nga Emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime trupore. Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit