Konfiskohen 72 mijë vezë në Vërmicë

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, ka konfiskuar një sasi të vezëve pa dokumentacion.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Gjatë kontrollimit të automjetit të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit