Bukowski, Rolling Stones dhe historia me makinën: Rrëfehet Sarri

Maurizio Sarri është një personazh i veçantë dhe gjatë prononcimit për JuventusTV ka prekur tema të ndryshme. Trajneri i bardhezinjve adhuron futbollin e bukur dhe insiston që skuadrat e tij të dominojnë kundërshtarët dhe të zbavitin tifozët.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende me kampionët e Italisë, por Sarri e ka të qartë se ndryshimi pozitiv do të vijë me kalimin e kohës. Në fund të fundit, nuk është e thjeshtë të bësh të luash bukur një skuadër që ka preferuar gjithmonë cinizmin dhe rezultatin.

I ri lexoja shumë Bukowskin, falë një mësuesi shumë të aftë italian. Beatles apo Rolling Stones? Zgjedh Rolling Stones. Djali im dëgjonte muzikë koti deri 7-8 vite më parë. Më qëllonte të rrija me të dhe shoqërinë e tij, muzika ishte shumë acaruese. Në fillim më cilësonin si të vjetër në shije, tani janë të parët që më kërkojnë të vendos muzikë të viteve ’70.

Charles Bukowski, poeti gjermano-amerikan

Unë supersticioz? Më kujtohet si e lija makinën gjithmonë në të njëjtin vend kur stërvisja në Toskanë. Djemtë e kishin vënë re dhe vendosnin me qëllim një tjetër makinë aty. Një ditë u futa në dhomat e zhveshjes dhe u thashë se kishin tre minuta kohë për të më liruar vendin.

I thashë atij që e kishte lënë në vendin tim se duhet ta lëviste menjëherë, përndryshe e dija unë si ta largoja prej aty. Ai nuk lëvizi, unë e parkova makinën nga pas dhe ia fsheha atij. Fituam ndeshjen 2-0 dhe ai nuk pati ç’të më thoshte”, përfundon Sarri.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit