Bytyqi tregon datat e provimit të Maturës Shtetërore


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtëtërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Matyrës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019, njofton Klan Kosova.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obligative dhe një me zgjedhje nga vet nxënësit. Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Gjeografi, Histori, Sociologji, Psikologji, Ekonomi me ndërmarrësi, Edukatë qytetare, Histori e artit, Teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit