“Çka nuk është normale, mos na i bëni moderne”, Balje me reagim të ashpër për përformancën e hapjes së “Dokufest”

Në hapjen e festivalit “Dokufest” në Prizren një grup kanë përformuar duke kërkuar të drejta për komunitetin transgjinor.

“Trans Rights Now” ishte mbishkrimi i njëri nga përformuesit, ku disa nga ta kanë dalë në skenë nudo.

Kjo përformancë e hapjes ka ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve, ku ndër ta deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se “gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne.”

Ajo tutje ka shkruar duke thënë që të mos prekin në frymën tradicionale dhe kulturore të Prizrenit.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor! Pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund. P.S. Shpresoj që organizatorët të mos i kanë sjellë fëmijët e tyre , të mitur, me vete në hapjen e kësaj.” – ka shkruar Balje./Gazeta Blic

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit