22 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Conte emërohet trajner i Napolit

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, me teknikun italian që është prezantuar nga klubi i Serisë A. Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, teksa objektivi është që të rikthejë dhe njëherë në majë Napolin.

“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner i madh, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e kampionatit vitin e kaluar. Pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian hapet sot një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit ”, ka deklaruar presidenti Aurelio De Laurentiis.

Nga ana tjetër, tekniku 54-vjeçar u shpreh: “Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar me idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Zjarret masive shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Prizren – KOSTT ndërhyn me urdhër të Policisë

Me urdhër të Policisë së Kosovës, kompania KOSTT ka bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet Prizreni 1 dhe Prizreni 3, për...

Zjarr edhe në Nashec të Prizrenit

Sot është raportuar për disa raste të zjarreve në Rajonin e Prizrenit. Këtë herë flakët kanë kapluar një pjesë të fshatit Nashec, më saktësisht rrugën...

Lajmet e Fundit