9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Cozman në gjykatë, rrezikon burgun

Pas arrestimit per posedim droge Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, do të dalë para Gjykatës për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Ndonëse ai u arrestua mbrëmjen e së premtes së bashku me të dashurën e tij këngëtaren Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup.

Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej.

Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur para oficerëve të policisë dhe Cozman, i cili ka thënë se lëndën narkotike e posedonte ai dhe qëllimi i vetëm ishte përdorimi vetjak.

Policia e Tiranës ka kërkuar dhe ekspertim biologjik të këngëtarit, për të parë nëse ai është përdorues ose jo i hashashit, ndërkohë që pritet masa e sigurimit në Gjykatën e Tiranës./Vizion Plus/

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit