Elgit Doda sjell baladë për dashurinë (Video)

Njëri nga kompozitorët më të talentuar të momentit në Shqipëri, Elgit Doda po eksperimenton me shumë sukses edhe si këngëtar.

“Dikush të don” është kënga e sapo publikuar në kanalin e tij muzikor që e sjell artistin e ri në një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri tani.

Një baladë që i kushtohet një vajze.

E gjithe fabula e këngës flet për dashurinë e çiftit. Ai kërkon zemrën e saj dhe e konsideron atë si dashurinë e fundit në jetë.

Ne vetëm pak orë kënga ka marrë mijëra klikime. Shumë të rinje duket se kane gjetur veten brenda vargjeve të kompozuara nga Doda.

Elgit Doda si kompozitor, mban firmën e qindra këngëve që janë bërë hite në tregun muzikor shqiptar.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit