7.7 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Dalin pensionet dhe sociali

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284 247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.

Pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020 të paraparë me Pakon Emergjente Fiskale si dhe Planin Operacional të aprovuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve.

Ministria e Financave ka njoftuar se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil dhe mjetet në llogaritë bankare janë tërësisht të sigurta.

Bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Me këtë rast, rikujtojmë edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

Të shfrytëzojnë makinat automatike për tërheqje (bankomatet),
Të përdorin kartelat bankare, dhe
Të shtyjnë tërheqjen për aq sa munden pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

Më Shumë

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit