Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i parë evropian që merr vendim për pezullimin e tërësishëm të kurës.

Ky vendim pritet që ta prolongojë procesin e vaksinimit për disa javë. Disa shtete evropiane më herët kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin me “AstraZeneca”, shkaku i efekteve të shfaqura anësore.

Shumica prej tyre kanë vazhduar procesin e vaksinimit, por e kanë kufizuar administrimin e tyre vetëm mes personave më të moshuar.

Të martën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë pauzuar vaksinimin me kurat e “Johnson and Johnsonit”, për arsye të ngjashme të mpiksjes së rrezikshme të gjakut. Për vaksinat e “AstraZenecas” dhe “Johnson and Johnsonit”, efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë shumë të rralla.

Zyrtarët danezë ndërkaq kanë njoftuar se 2.4 milionë dozat e vaksinës “AstraZeneca” do të tërhiqen nga përdorimi, deri në njoftimin e radhës. \ AP

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit