13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dëgjohet eksperti i ndërtimtarisë në rastin ndaj të akuzuarve lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka vazhduar gjykimi kundër Almir Saitit dhe tre personave tjerë zyrtar, të cilët po gjykohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se përveç zyrtarit komunal Saiti, të akuzuar në këtë çështje penale janë edhe tre zyrtarët komunal të Komunës së Prizrenit, Muhamet Bajrami dhe Hatixhe Përzhella nga Prizreni dhe Drenusha-Behluli Mehmeti nga Prishtina, zyrtare pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Fillimisht prokurori i shteti Genc Nixha, i’u dorëzoj palëve në procedurë nga një kopje të ekspertizës së plotësuar nga eksperti i ndërtimtarisë Mustafa Gjurgjehalo.

Pas kësaj, seanca e sotme vazhdoj me elaborimin e ekspertizës nga ekspertit Gjurgjehalo i cili qëndroj në tërësi pranë plotësimit të ekspertizës në fjalë.

Eksperti Gjurgjehalo sqaroi se objekti i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur ka filluar të ndërtohet pa u dorëzua në tërësi projekti kryesor.

Tutje, eksperti deklaroi se projektuesi i cili ka dorëzua projektin nuk është bërë në përmasat e njëjta dhe të sakta ashtu siç parashihen në projekt.

Sipas ekspertit, organi mbikëqyrës i projektit në fjalë vetëm në fazën e parë ka bërë regjistrimin në librin e ndërtimit për punët e pakryera, ndërsa për tre fazat tjera nuk është bërë një gjë e tillë.

Në vijim, pas deklarimeve të ekspertit të ndërtimtarisë, mbrojtësi i të akuzuarit Almir Saiti, avokati Hajrip Krasniqi, kërkoi nga prokurori i shtetit që ekspertiza e plotësuar të përkthehet edhe në gjuhën e të akuzuarit Saiti dhe atë në gjuhën boshnjake.

Duke u bazuar në këtë situatë gjyqtari Xheladin Osmani, ndërpreu gjykimin e sotëm dhe ai i radhës do të vazhdoj me 07 prill 2022 me fillim nga ora 10:00.

Në fund, gjyqtari, Xheladini e obligoi prokurorin që në afat sa më të shpejtë, të akuzuarit t’ia sigurojë ekspertizën e plotësuar në gjuhën boshnjake.

Kujtojmë se, në seancën e datës 01 korrik 2021 ndaj të akuzuarit Refki Muzbeg, është pushuar procedura penale për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale për veprën “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të datës 16.04.2019, zyrtari komunal Almir Saiti akuzohet se nga muaji Maj i vitit 2010 deri më 22.10.2015, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Në këtë mënyrë, ai i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit, pasi që nuk ka vepruar sipas Ligjeve dhe Rregulloreve në fuqi.

Pastaj, zyrtari komunal Muhamet Bajrami akuzohet se nga data 24.12.2009 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. I njëjti ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, duke marrë vendime në mënyrë jo ligjore.

Në vazhdim, zyrtarja komunale Hatixhe Përzhella akuzohet që nga data 24.12.2010 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Ajo me veprimet e saj i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Gjithashtu, edhe Drenusha Behluli-Mehmeti si zyrtare në MKRS, akuzohet se nga 03.11.2017 deri më 12.12.2017 ka keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

Me këto veprime, të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit